Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama “kërcënon” gjyqtarët: Mendojnë se mund të bëjnë edhe pushtetin ekzekutiv, do merremi me ta

Rama “kërcënon” gjyqtarët: Mendojnë se mund

Kryeministri Edi Rama ka bërë disa deklarata kërcënuese ndaj gjyqtarëve.

Në konferencën e mbajtur sot krah përfaqësuesit të Bankës Botërore në Tiranë, Rama tha se gjyqtarët kanë filluar të mendojnë se munt ë bëjunë edhe pushtetin ekzekutiv duke theksuar se qeveria do të merret edhe me ta.

“Patjetër që do marrim masa. Nuk po i hyj se si nganjëherë na dalin në mes të rrugës dhe disa gjykatës që për arsye të mos arsyes kanë filluar të fillojnë të mendojnë se mund të bëjnë dhe pushtetin ekzekutiv, po kjo është temë tjetër me të cilën do merremi. Do bëjmë maksimumin dhe për punonjësit në sektorin privat, është një kohë që shumë re kanë nisur të shpërndahen”, tha Rama.

Një tjetër paralajmërim, lëshoi edhe për sipërmarrësit të cilëve u kërkoi të mos kenë më pafga nën minimalen e përcaktuar. Rama tha se ato kompani ndërtimi që nuk respektojnë ligjin, nuk do të kenë më të drejtë të marrin leje ndërtimi dhe as tendera.

“Po përgatisim dhe parashikimet ligjore, kompani ndërtimi që paguajnë punëtorët në majë të skelave me pagë minimale se ky nuk është më asgjë tjetër përveç shfrytëzim që shkon në dëm të punëtorit vendit e të ardhmes. Disa sipërmarrës po e bëjnë si ai i zoti i gomarit që i ngordhi. Një pjesë e mirë e sipërmarrësve e ka kuptuar se s’mund ta ketë më pagën e ulët instrument për përfitimet e veta. Sot ka paga të larta në shumë kompani, nuk do marrin dot leje ndërtimi, asnjë tender, s’do nënkontraktohen dot, kompani që i kanë punëtorët e tyre të ndërtimit me paga minimale ose skllavëruese, ose të gënjeshtërta se një pjesë i paguajnë nën dorë duke u vjedhur punëtorëve të drejtën e shëndetit dhe pensionit, e për çfarë? Për të fituar ata me shumë? Po ku do i çojnë, se i kanë fituar për 3-4 breza. Ca do i thonë Shën Pjetrit kur të shkojnë ta takojnë?”, shtoi ai.

Të fundit