Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama kërkon grante dhe jo hua: Si mendojnë të na ndihmojnë ndotësit e mëdhenj neve që jemi jondotës?

Rama kërkon grante dhe jo hua: Si mendojnë të na ndihmojnë

Kryeministri Edi Rama ka marrë fjalën e rastit gjatë samitit për ndryshimet klimatike në Glasow të Skocisë. Ai iu ka drejtuar liderëve botërore pyetjen se,  “Si mendojnë të na ndihmojnë ndotësit e mëdhenj neve, që jemi jondotës?” Më pas ka shtuar se Shqipëria e mbështet prodhimin e energjisë te burimet e ripërtëritshme

"Po, jondotës! Prodhimi ynë i energjisë mbështetet te burimet e ripërtëritshme, 100 për qind hidrike, zero për qind karburante fosile. E nuk japim vetëm premtime se do të përballemi me sfidën e përbashkët të angazhimeve të ndërmarra dhe objektivave të vendosura", ka shtuar kryeministri.

Ky i fundit u shpreh se Shqipëria është e detyruar të importojë energji dhe për pasojë ndotje, ndërsa ka shtuar se vendi i ka refuzuar ofertat me termocentralë me qymyr.

Ai ka deklaruar se vendet me ndotjen më të lartë, marrin dhe pjesën më të madhe të fondeve. Rama ka kërkuar të mbahen premtimet për financim dhe mbështetje ndaj Shqipërisë. Sipas tij, financimi duhet të vijë në formën e granteve dhe jo si hua që rrit borxhin.

"Ne mund t’i kishim pranuar të gjitha ofertat fitimprurëse që na janë bërë për vite me radhë për termocentrale me qymyr. Do të na kishin ndihmuar për të kompensuar sezonet tona të thatësirës, kur mungesa e reshjeve na detyron të dalim në treg dhe të blejmë energji me kosto shumë të lartë nga të mëdhenjtë. Jam krenar që nuk e kemi bërë, por, tani, vendi im i vogël sheh atë çfarë ndodh këtu, sesi ndotësit më të mëdhenj marrin racionet më të mëdha të parave, për të na ndihmuar ne të përballemi me ndryshimin klimës siç thonë.

Ky financim nuk duhet të vijë në formën e huave që i zënë vendet tona në grackën e ciklit të borxhit, por përmes granteve që na fuqizojnë të investojmë. Dhe shpresoj që mbështetja nuk do të vazhdojë të nënkuptojë studime e strategji pa fund, ndikimi i të cilave është shumë herë më i ulët sesa kostoja që duhet për të paguar njerëzit nga vendet e pasura që i hartojnë ato", shton Rama.

 

Të fundit