Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama kërkon që MV të pranojë propozimin francez: Të hapet dera për zhbllokimin e integrimit evropian

Rama kërkon që MV të pranojë propozimin francez: Të

Kryeministri Edi Rama ka kërkuar që Maqedonia e Veriut të pranojë propozimin francez për zhbllokimin e integrimit evropian. Në një intervistë për mediat maqedonase, kreu i qeverisë ka thënë se është koha që dera të hapet.

Ky propozim fillimisht nuk u prit mirë nga Shkupi zyrtar, por pavarësisht kritikave të opozitës, gjasat janë që të pranohet.

I pyetur nëse kjo është zgjedhja më e mirë për MV, Rama tha: Shikoni, unë kam ndjekur gjithë punën e vështirë që është bërë, veçanërisht në Madrid dhe mund t'ju them se presidenti Macron e vuri të gjithë peshën e tij në 48 orë, ditë e natë dhe falë lidhjes sime të mirë me të, por edhe falë Bujar Osmanit, i cili ishte i jashtëzakonshëm në durimin, qëndrueshmërinë dhe kokëfortësinë e tij, propozimi i ri që është përfundimtar. Besoj fort se është momenti i duhur dhe është absolutisht e drejtë të pranohet dhe të hapet kjo derë.

 

 

Të fundit