Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama komenton darkën e Nusretit nga shtëpia e Kadaresë: Personazhe publike në një restorant të shtrenjë, ngjarje krejt e natyrshme

Rama komenton darkën e Nusretit nga shtëpia e Kadaresë:

Kryeministri Edi Rama ka komentuar darkën ku një pjesë e ministrave dhe zyrtarëve të tjerë të qeverisë zhvilluan në Dubani në restorantin e Nusretit, video e cila shkaktoi debate në opinionin publik.

Nga shtëpia muze e Kadaresë në Gjirokastër, sipas Ramës bëhet fjalë është një ngjarje e natyrshme, ku disa personazhe publike shfaqen në një restorant të shtrenjtë ku janë të ftuar.

“Do thoni ore keni ndonjë plan për të sjellë ujin apo jeni duke ngrënë te Nusreti. Ka nga ata që vetëm flasin e dezinformojnë duke u kapur ku të munden.

Një ngjarje që është krejt e natyrshme në një kontekst të caktuar ku disa personazhe publike shfaqen në një restorant të shtrenjtë ku janë të ftuar, kthehet në një arsye për të gjithë të pakënaqurit e të stresuar për të thënë se nuk e kanë mendjen këtu te punët tona, por të hanë nëpër restorante të shtrenjta,

Nuk jemi njerëz të rënë nga qielli, kemi të mirat e të metat tona”, u shpreh kryeministri.  

Të fundit