Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama me ministrin Roth: Shqipëria i ka kryer detyrat e veta, korniza negociuese çështje e brendshme e KE

Rama me ministrin Roth: Shqipëria i ka kryer detyrat e veta, korniza

Kryeministri Edi Rama në një konferencë të përbashkët me ministrin gjerman Roth tha se Shqipëria i ka kryer detyrat e saj sa i takon procesit të integrimit në BE.

Sipas Ramës, miratimi i kornizës negociuese bazuar një vendimin e marrë për çeljen e negociatave është çështje e këshillit evropian, ndërsa e ka cilësuar si surprizë ngërçin mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.

"Sot të gjithë e thonë që Shqipëria i ka kryer detyrat e veta dhe është vetëm çështje e brendshme e Këshillit Evropian në një moment kur përtej faktit që duket se ka një prirje më pozitive se asnjëherë tjetër së brendshmi, BE ndeshet me një surprizë të radhës nga bota ballkanike e përreth që lidhet me ngecin e krijuar mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.

Them me bindje që ne duhet të hapim menjëherë procesin dhe BE duhet të zbatojë vendimin që ka marrë duke miratuar kornizën negociuese dhe duke thirrur konferencën e parë ndërqeveritare.

A do ndodhë apo jo, nuk e di sepse varet nga sa do të arrihet të zgjidhet ngërci mes Bullgarisë  e MV dhe Bullgaria do jetë e gatshme të heqë barrikadën e këtij procesi në një forum ku pa konsensus nuk merr dot asnjë vendim.

Sot kemi një mbështetje të zëshme dhe të përgjithshme nga të gjitha vendet dhe posaçërisht nga Gjermania për të ecur më tutje.

Uroj që në këtë sezon veror të kemi sa më shumë turistë nga Gjermani. I thashë ministrit që ndryshe nga cfarë mund të perceptohej duke lexuar deklaratën e ministrisë së shëndetësisë gjermane, Shqipëria është vendi më i përshtatshme në Europë për të ardhur për pushime. Sot s’ka më maska në rrugë nëpër Shqipëri", tha Rama. 

 

Të fundit