Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama krah Mark Rutte: Holanda e mbështet mbajtjen e konferencës ndërqeveritare për Shqipërinë

Rama krah Mark Rutte: Holanda e mbështet mbajtjen e konferencës

Ka nisur konferenca e përbashkët mes kryeministrit Edi Rama dhe homologut të tij holandez, Mark Rutte, i cili ka vizituar sot Tiranën. Rama tha se vizita vjen në një moment të rëndësishëm, ndërsa theksoi se Holanda është pro çeljes së negociatave për Shqipërinë.

Ai shtoi se me Rutte folën për bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe luftën krimit të organizuar. Kryeministri theksoi se Franca, Holanda dhe Gjermania janë gati për të nisur formalisht procesin e negociatave, ndërsa shtoi se duhet zgjidhur ngërçi me Bullgarinë.

"Ky është një moment shumë i veçantë, vizitat e miqëve janë gjithmonë të veçanta. Iu desh të fitonte 4 palë zgjedhje që të vinte në Shqipëri. Përveçse është sot në Shqipëri vjen në një moment të rëndësishëm. Siç e dini Holanda e ka mbështetur thirrjen për konferencën ndërqeveritare për Shqipërinë.

Kemi folur për bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe të krimit të organizuar dhe jemi të bindur që progresi i bërë do të rritet si pasojë e rritjes së kapaciteteve të vëna në dispozicion.

E dimë shumë mirë që Franca, Holanda dhe Gjermania janë gati për të nisur formalisht procesin e negociatave por duhet zgjidhur ngërçi me Bullgarinë. E falenderoj Mark për përpjekjet që kanë bërë për Bullgarinë", tha Rama.

Të fundit