Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama krekoset pas Samitit në Bruksel dhe harron skandalet e qeverisë: Ju kam nderuar!

Rama krekoset pas Samitit në Bruksel dhe harron skandalet e qeverisë:

Kryeministri Edi Rama ka vijuar deklaratat në rrjetet sociale, duke pretenduar se ka “nderuar” Shqipërinë dhe Bashkimin Evropian gjatë pjesëmarrjes së tij në Samitin BE–Ballkani Perëndimor në Bruksel.

Rama u shpreh se ka kërkuar që Bashkimi Evropian t’i qëndrojë marrëveshjes për mbylljen e negociatave me Shqipërinë deri në vitin 2027.

“Pa modesti, ju kam nderuar. Vlera e Shqipërisë është rritur sepse fjalën tonë e themi drejt dhe në sy”, deklaroi Rama, duke shtuar se Shqipëria është më e respektuar se kurrë më parë në Bruksel, të cilin e quajti “tempulli i Evropës politike”.

Sipas tij, vendi ndodhet në kushte historikisht më të mira në raport me Bashkimin Evropian dhe gëzon respekt maksimal nga institucionet evropiane.

Ndërkohë që Kryeministri shfaqet i vetëkënaqur në rrjetet sociale, Shqiperia zien nga skandalet që përfshijnë qeverinë e tij. Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka kërkuar arrestimin e zv.kryeministres Belinda Balluku, e cila është marrë e pandehur për shkelje të barazisë në tenderë, konkretisht për tenderin e Tunelit të Llogarasë.

Paralelisht, SPAK ka nisur zyrtarisht hetime edhe për të shtatë lotet e projektit të Unazës së Madhe, një investim me vlerë rreth 450 milionë euro, duke e zgjeruar ndjeshëm hetimin ndaj Ballukut.

Të fundit