Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama kritik në mbledhjen e Kryesisë: Ka deputetë që u del zëri vetëm për interesa të tyre

Rama kritik në mbledhjen e Kryesisë: Ka deputetë që u del

Një ditë pasi njoftoi ndryshimet në qeveri, kryeministri Edi Rama ka mbledhur Kryesinë e PS ku ka pasur kritika për disa nga deputetët socialistë.

Në fjalën e tij gjatë mbledhjes së Kryesisë, Rama tha se ka nga ata deputetë të cilët e ngrenë zërin vetëm interesa personale dhe që i shërbejnë partisë vetëm për ta shoqëruar nëpër takime.

“Dua t’u kërkoj ndjesë për ata deputetë që nuk e kanë përmbushur Akoma minimumin jetik për detyrën që paguhen nga taksat e shqiptarëve shumë më mirë sesa shumica. U kërkoj ndjesë për ata deputetë që dalin vetëm për të më shoqëruar mua. Për ata deputetë që u del zëri vetëm për interesa të tyre dhe ata deputetë qyshse kanë zbritur në sallë, flasin njëherë në hënë sikur kanë ardhur në hënë”, tha Rama.

Nuk dihet se me kë specifikisht e ka pasur Rama, por dukshëm disa socialistë e kanë marrë mesazhin në prag të zgjedhjeve të vitit 2025.

Sipas kryeministrit, ka nga ata deputetë që nuk e kanë merituar votën për të qenë në Parlament.

“Detyra e deputetit matet me kilometrat e bëra në këmbë në vendin ku jeton komuniteti që i ka dhënë mandatin. Deputeti mund të jetë ose jo i gojës, por nuk mund të jetë tjetër veçse shembulli që dëgjon njerëzit dhe të zhvillojë dijet me problemet që duhet të merret, të zgjidhë halle të mëdha dhe të vogla. Të jesh deputet i kësaj partie, e konsideroj privilegj të pakrahasueshëm dhe të zgjidhesh deputet nga shumica e shqiptarëve është borxh që nuk lahet dot kurrë”, tha Rama.

Të fundit