Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama kritika BE-së në Berlin: Po të mos ishte Erdogan, nuk do kishim vaksina për një kohë të gjatë

Rama kritika BE-së në Berlin: Po të mos ishte Erdogan, nuk do

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Kongresin e Partive Socialiste Europiane në Berlin kritikoi BE-në duke e akuzuar për standard të dyfishtë lidhur me shpërndarjen e vaksinave në kohën e pandemisë. Në fjalën e tij, Rama lavdëroi presidentin turk Erdogan., duke thënë se po të mos ishte ai Shqipëria nuk do kishte vaksina për një kohë të gjatë.

“Kemi patur një eksperiencë të keqe me BE. Kur shpërtheu pandemia e koronavirusit, ne u lamë mënjanë. Ne vrapuam të gjenim vaksina. Pra u harruam dhe nëse nuk do kishim mbështetjen e presidentit turk Recep Tayyip Erdogan, nuk do kishim vaksinuar askënd për një kohë të gjatë. Ishte një moment i frikshëm që mund të shihnim në një situatë të rend që BE nuk ishte atje. Dhe ja ku jemi te rasti i energjisë, i cili nuk është i njëjtë me pandeminë por është i ngjashëm.

Ngjan kur vjen puna te fuqia për të gjithë komunitetin europian, uroj të mos  jetë i njëjti rast dhe të gjendet një zgjidhje për të mbështetur vendet anëtarë për të përballuar goditjen e madhe, duke mos u lënë jashtë", tha Rama.

  

Të fundit