All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Ditari i Maxhorancës

Rama kujtohet për fasonët pas falimentit masiv, premton të fuqizojë prodhimin “Made in Albania”

All - Paragraf - 1

Rama kujtohet për fasonët pas falimentit masiv, premton të

Industria e fasonëve po përjeton një krizë të madhe, e lënë në mëshirë të fatit nga qeveria. Në pak ditë rreth 1 mijë persona kanë mbetur të papunë për shkak të falimenteve.

All - Paragraf - 3

Edhe pse për një kohë të gjatë punëtorët e fasoneve janë ngritur në protesta për shkak se bizneset nuk i paguanin për muaj me radhë, qeveria u kujtua sot të dëgjojë nga afër problemet e fasonëve. Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e shoqatës së industrisë fasone.

Rama ka njoftuar krijimin e një akademie profesionale për trajtimet përkatëse në kompani. Ndër të tjera, Rama shton se do të ketë garanci sovrane për investimet në teknologji dhe inovacion, rimbursim të TVSH-së dhe një overdraft për për disponimin e shpejtë të likuiditetit.

“Ndërhyrjet e dakordësuara do të stimulojnë pikërisht transformimin dhe investimet në teknologji e inovacion, duke mbështetur me shpejtësi nevojën për likuiditet, nevojën për kreditim të lehtësuar, si edhe për burime njerëzore të kualifikuara:

Rimbursim i shpejtë i TVSH përmes një kanali të dedikuar për kompanitë e kësaj industrie

Ofrimi i një mekanizmi lehtësues (overdraft) për disponimin e shpejtë të likuiditetit, sipas kontratave me porositësit që kompanitë duhet të fusin në prodhim

Një garanci sovrane për investime në teknologji dhe inovacion

Një skemë financimi për ngritjen e një akademie profesionale për manifakturën dhe trajnimet përkatëse në kompani

Qeveria do të rrisë angazhimin e saj për ta mbështetur më tej këtë sektor që të mbyllë vetë ciklet e prodhimit, si dhe të bëhet më produktiv e më konkurrues duke fuqizuar markën “Made in Albania””, shkruan Rama në Facebook.

Të fundit