Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama kujton Enver Hoxhën krah Blinken: Sot po rrotullohet në varr

Rama kujton Enver Hoxhën krah Blinken: Sot po rrotullohet në varr

Piramida e Tiranës ka qenë një nga ndalesat e Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

I shoqëruar nga kryeministri Edi Rama, ky i fundit i është drejtuar duke u shprehur se “kam lajme të mira për ju sot”.

Kreu i qeverisë theksoi se diktatori Enver Hoxha, për të cilin u ndërtua edhe Piramida, sot po rrotullohet në varr.

“Kam lajme për ju sot, diktatori ynë për të cilin kjo piramidë u ndërtua po rrotullohet në varrin e vet sot. AI na rriti me urrejtje dhe për t’ju luftuar. Ky tempull sot i zgjeron horizontet e rinisë sonë. Shumë nga pronarët e kësaj piramide do të donin të ishin këtu, por protokolli i Departamentit Shtetëror nuk i lejoi. Këta sot janë pa fuqi në vendin tonë. Ata e dinë që ju nuk keni synime të këqija dhe çelësat e mbretërisë sonë janë në duar të sigurta me ju.”, u shpreh Rama.

 

Të fundit