All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Ditari i Maxhorancës

Rama kujton tragjedinë e Joniadës në Potam: Shumë revoltuese prej profilit të autorit, polici u kthye në vrasës

All - Paragraf - 1

Rama kujton tragjedinë e Joniadës në Potam: Shumë revoltuese

Kryeministri Edi Rama i është rikthyer tragjedisë së ndodhur këtë verë në Potam të Himarës ku vogëlushja 7-vjeçare, Joniada Avdia u përplas për vdekje nga skafi që drejtohej nga një punonjës policie.

All - Paragraf - 3

Gjatë fjalës që mbajti teksa prezantoi Drejtorin e Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, Rama tha se ngjarja është revoltuese për këdo, sidomos prej profilit të autorit. Rama tha se polici Arjan Tase u kthye në vrasës pasi shkeli në mënyrë të papërgjegjshme rregullat.

Dhimbja për një jetë aq të re të rrëmbyer aq egërsisht nga një shkelje e papërgjegjshme e rregullave më ka gërryer me ditë dhe netë.

Edhe kur i shkruajta tani që po i lexoj këto rreshta prapë kam një ndjenjë shumë të fortë revolte për faktin se shkelësi i cili u kthye në vrasës, nuk ishte një pushues i zakonshëm por një punonjës policie, që normalisht dhe si pushues duhet të jetë shembulli i respektit për ligjin dhe për rregullin.

Ky fakt e bëri tragjedinë jo vetëm për prindërit e familjarët e vogëlushes e për cdo shqiptar jo thjesht të dhimbshme, por dhe shumë revoltuese për shkak të profilit të autorit.

Ajo tragjedi nuk ishte, nuk do ketë e nuk ka sot asnjë ngushëllim se nuk ka si të ketë ngushëllim për familjen e një fëmije viktimë, ama është vendi të thuhet se në kulmin e një dhimbje ekstreme ajo familjen e thjeshtë tregoi një vetëpërmbajtje të hatashme.

Natyrisht që nuk isha dakord me opinionin e tyre që vogëlushen e vrau shteti por ndaj me ta dhimbjen dhe disa nga psetë e ngjarjes dhe revoltën. Udhëkryqin që ndodhet policia muajt e fundit dhe nga aftësia që ka policia për ta kapërcyer këtë udhëkryq. Ai ishte ai individ i paudhë shëmbëlltyra e sotme e policisë së shtetit? Nga kjo pyetje dhe përgjigja e saj vazhdon në 2 rrugë të ndryshme dhe paralele pastaj përgjigja. Unë mendoj që jo.

As ai që unë shpresoj të marrë dënimin ekstrem, as individë të tjerë, nuk janë shëmbëlltyra e policisë. Ata janë jashtëqitje e këtij organizmi që është në transformim. Në muajt e fundit kanë marrë një lloj hovi të paudhët dhe paudhësitë në policinë e shtetit, paudhësi që duhen ndërprerë sa më parë me forcën e ligjit dhe disiplinë ushtarake”, tha Rama.

Të fundit