Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama kundër “Ramës”: Kërkon sanksione ndaj ministrave për mungesë transparence

Rama kundër “Ramës”: Kërkon sanksione ndaj ministrave

Kryeministri Edi Rama u shfaq pas 12 vitesh në rolin e kritikut të qeverisjes së tij, duke kërkuar publikisht ndëshkime për ministrat dhe sekretarët e përgjithshëm që nuk zbatojnë ligjin për të drejtën e informimit. Rama kërkoi që ky i fundit të apikojë sanksione ndaj institucioneve, kur nuk merret përgjigje brenda 10 ditëve siç e përcakton ligji.

Për të përforcuar kritikën dhe shqetësimin e vonuar, Rama krahasoi të drejtën e informimit me zaptimin e trotuareve nga ministrat e deputetët. Ai tha se sanksioneve për mungesë informacioni nga ana e qytetarëve nuk duhet t’i shpëtojnë ministrat dhe sekretarët e Përgjithshëm.

Transaprenca e munguar, që po shqetëson Ramën pas 12 vitesh, ka qenë aty madje, Kryeministria renditet ndër institucionet që refuzon, zvarrit ose nuk kthen përgjigje brenda afatit.

“E kemi diskutuar edhe me Komisionerin, kemi pasur edhe një mbledhje qeverie, ku kemi theksuar që të jemi një fokus më të madh në këtë aspekt. Për këtë arsye kemi shtyrë përpara edhe projektin e transparencë Albania, që është një projekt ambicioz për të pasur në një territor virtual informacionin. Kjo do të lehtësonte edhe gjetjen e informacionit. Një pjesë e konsiderueshme e këtyre problematikave lidhet me përtacinë burokratike. Nuk është barrikadë për të mbajtur informacionin, por është një problematikë e funksionimit të brendshëm të administratës. Kjo është e përmirësueshme, më pak se ç’do të prisnin ata që shohin gotën gjysmë bosh.

Për të qenë transparent, unë i kam bërë Komisionerit një vërejtje, e vërtetë, për aq sa i bëj një institucioni të pavarur, që është mungesa e sanksioneve për autoritetet më të larta. Ligji është i qartë; 10 ditë është koha për t’u përgjigjur. Kjo mund të jetë shumë. Nëse në ditën e 11 nuk ka përgjigje, përgjigjja është sanksioni. Duhet të sanksionohet institucioni përgjegjës. Duhet të bëhet delegimi te sekretarët e përgjithshëm. Duhet të sanksionohen ministrat dhe sekretarët e përgjithshëm në ditën e 11”, deklaroi Rama.

Të fundit