Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama kushtëzon studentët e Mjekësisë: Punoni 5 vite në Shqipëri, që të merrni diplomë

Rama kushtëzon studentët e Mjekësisë: Punoni 5 vite në

Pavarësisht protestave të studentëve, qeveria ka ligjëruar planin që kishte paralajmëruar më herët për studentët e Mjekësisë, duke i kushtëzuar për të punuar në Shqipëri pas përfundimit të studimeve.

Rama tha sot gjatë komunikimit të vendimeve të Këshillit të Ministrave se çdo student i Mjekësisë do të duhet të punojë 5 vite në Shqipëri që të pajisen me diplomë.

Rama: Shteti financon universitetin publik në këtë rast formimin e mjekëve të rinj për të mbrojtur jetën dhe për të garantuar shëndetin e të gjithë qytetarëve të vet. Nuk është njësoj si profesionet e tjera. Është një profesion i lidhur drejtpërdrejt me detyrimin çdo shtetit për tu përkujdesur për shëndetin e njerëzve. Në kushtet kur Gjermania dhe vendet e tjera të pasura janë duke ju ftuar me demografinë e tyre me plakjen e popullsisë së tyre, me nevojën për burime të freskëta që duhet të vijnë nga jashtë dhe ku janë bërë stacion  ndalesës së fundit për shumë profesionistë për njerëz të kualifikuar të gjitha fushave ne e kemi të domosdoshme të ndërmarrim këtë ha që është hapi më normal dhe më i lehtë i mundshëm. Çdo student i mjekësisë do të duhet të njihet me faktin se mjekësia studimet i ka aq sa janë për të pajisur me diplomë duhen edhe 5 vite.

Të fundit