Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama: Largimi i shqiptarëve nuk është i frenueshëm, nuk e kemi premtuar

Rama: Largimi i shqiptarëve nuk është i frenueshëm, nuk e

Kryeministri Edi Rama deklaron në PolitikOn nga Alfred Lela se fenomeni i largimit të shqiptarëve nuk është një premtim i qeverisë së tij dhe se nuk është i frenueshëm.

Rama: Largime ndodhin kudo.

Lela: Por, nuk janë të parët në listën e azilkërkursve

Rama: Se janë anëtar të tregut të përbashkët dhe shqiptarët nuk shkojnë për aryse politike në Gjermani. Sa kroatë në zyrat e punës në Gjermania në 2018? 100 mijë. Edhe në zgjedhjet e fundit debati kryesor është pse ikin.

Lela:Rreth 380 mijë është numri i shqiptarëve që kërkuan të punojë diku tjetër 2011-2019. Duke lexuar draftin e PE, pashë se ishte një nga shqetësimet që qeveria të bëjë kujdes me balancën demografike.

Rama: Ka edhe shifër në ardhje nga emigracioni, sidomos në periudhën pas krizës financiare, por demografia është çështje madhore për të gjithë.

Lela: 300 mijë shqiptarë kanë aplikuar lotarinë amerikane. Duan të ikin që këtu. Duhet të jetë faji i dikujt.

Rama: Faji është i një hendeku shumë të madh për tu mbushur që e bën objektivisht të pamundur që çfarëdolloj mrekullie të bësh, ta frenosh një të ri që gjendet në një situatë të vështirë në një zonë të caktuar të mendojë se pse duhet të rri që gjërat të bëhen si atje, kur unë për dy orë jam atje. Nuk e kemi premtuar se do ta frenojmë, duhet fuqi që nuk ekziston.

Nuk është e frenueshme, është pjesë e një periudhe historike që nuk lidhet me individët por me hendekun që ju thashë. Kapërcimi i hendekut bëhet duke punuar përditë hap pas hapi. Është problem më i madh dhe i përgjegjshëm.

Të fundit