Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama largohet nga kryeministria pas 7 orësh takimi me Ballukun

Rama largohet nga kryeministria pas 7 orësh takimi me Ballukun

Pas një takimi që zgjati rreth 7 orë me zëvendëskryeministren Belinda Balluku, kryeministri Edi Rama është larguar nga Kryeministria.

Nuk ka detaje të publikuara për temën e diskutuar gjatë këtij takimi, ndërsa pritet që zhvillimet e mëtejshme të bëhen të ditura në orët në vijim.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, sqaroi përmes një njoftimi për shtyp mbrëmjen e sotme paligjshmëritë e kryera nga zëvendëskryeministrja Belinda Balluku dhe vartësit e saj, në të cilat është bazuar kërkesa për caktimin e masës së sigurimit personal ndaj tyre.

Veç masave të pezullimit nga detyra dhe ndalimit për daljen jashtë shtetit të Ballukut, është caktuar masa e sigurisë arrest shtëpiak ndaj administratorit të KESH, Erald Elezi dhe drejtorit të Autoritetit Rrugor Shqiptar, ARRSH, Gentian Gjyli. Sipas SPAK, masat e sigurimit janë ekzekutuar të enjten.

Prokuroria sqaron se nga hetimet janë evidentuar shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera dhe ankande publike, në kuadër të dy procedurave të rëndësishme prokurimi.

Të fundit