Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama lavde presidentit turk: Pa Erdogan muret e Evropës nuk do të qëndronin në këmbë

Rama lavde presidentit turk: Pa Erdogan muret e Evropës nuk do të

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në forumin botëror TRT në Turqi, platformë e njohur për cilësinë e debateve mbi axhendat globale dhe rajonale.

Rama në fjalën e tij foli me superlative për presidentin turk Recep Tayyip Erdogan. Kryeministri u shpreh se pa Erdogan, muret e Evropës nuk do të qëndronin në këmbë, duke theksuar se Turqia është çelës i stabilitetit në rajon.

“Po e ndaj me ju bindjen time, se lufta në Ukrainë nuk lidhet vetëm me Ukrainë, por është një agresion ndaj të gjithë komunitetit euroatlantik. Kriza energjetike, inflacioni janë armët me të cilët agresioni rus po sulmon vendet demokratike.  Ndryshe nga pjesa tjetër e Europës, ne Ballkanin perëndimor, ka vende ku mbi 70% popullsisë mendon e Rusia nuk është një agresion dhe se Putini nuk është fajtor, por një lider që mund t’i besohet për sigurinë e kontinentit tonë.

Pa Merkelin, nderi i Europës nuk do ishte i sigurt. Ishte ajo që I hapi derën emigrantëve në Gjermani në krizën e madhe të Sirisë. Por, pa Erdogan, muret e Europës nuk do të qëndronin në këmbë. Turqia është çelësi për stabilitetin në Europë. Nëse imagjinoni në një moment, që në një mënyrë të tmerrshme Europa dështoi dhe u mbrojt pikërisht nga Turqia”, tha Rama.

 

Të fundit