Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama lë gazetarët, sulmon prokurorët: Sekretet hetimore nuk i nxjerrin mediat

Rama lë gazetarët, sulmon prokurorët: Sekretet hetimore nuk i

Të rralla janë deklaratat kur Edi Rama ka mbështetur gazetarët. Sot, në Konferencën e gjashtë Kombëtare për të drejtën e Informimit, Rama tha se informacionet të konsideruara sekrete hetimore, nuk dalin nga gazetarët por nga Prokuroria.

Rama citoi Kanunin duke thënë se "Lajmsi nuk preket" dhe se nëse gazetarit i bie në dorë informacioni, nuk ka për detyrë ta mbajë sekret.

“Dua të përgëzoj avokaten e popullit, për një rast të një gazetari, i cili u hetua dhe u akuzua për nxjerrje të sekretit hetimor. Po ashtu dhe në kohën e COVID-it, prokuroria iu vu mbrapa disa gazetarëve. Për mua gazetarët nuk nxjerrin sekretet hetimore, se nuk i dispononë, por i disponojnë prokurorët. Kur gazetarit i bie në dorë sekreti., nuk është më detyrim i tij të ruaj sekretin. Nuk shkon drejt tij hetimi, por drejt atyre që ia dhanë atij. Që në Kanun shkruhet e zeza mbi të bardhë; Lajmsi nuk ka faj’, por kush e prodhoi apo ia dha atij lajmin që ta çoj diku tjetër, është burimi me të cilin duhet të merresh. E them këtë për të nënvizuar se informacioni mbi gjithçka që institucionet publike bëjnë dhe mbi gjithçka që ekziston në letër, me firmë dhe vulë në atë hapësirë, është pronë publike, që shteti nuk ka të drejtë t’ia mohojë qytetarëve. Meqë iu referova Avokates së Popullit, po ndalem te Gjykata Kushtetuese, e cila nuk iu lë kohë spekulimeve, por i publikon vendimet e veta. Madje dhe vetë kryetarja e Gjykatës sqaron vendimet e veta. Këto lënë vend për replika”, tha Rama.

Të fundit