Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama ‘lëshon gojën’ në ceremoninë e nderimit të Luiza Gegës: Të rinjtë do të provojnë të kundërtën e asaj që predikojnë ‘talljetrapistët’

Rama ‘lëshon gojën’ në ceremoninë e nderimit

Kryeministri Edi Rama ka ‘lëshuar gojën’ teksa iu është përgjigjur kritikëve sa i përket mbështetjes së qeverisë për sportin.

Duke folur në ceremoninë e nderimit për kampionen e Europës, Luiza Gega, Rama i quajti ata cinikë ata që mendojnë ndryshe për djemtë dhe vajzat shqiptare.

“E dashur Luiza, ti hyn në një kënd shumë specifik si parakumtuese e një Shqipërie ku shumë më tepër vajza dhe djem, do të provojnë të kundërtën e asaj që predikojnë cinikët dhe më falni tallje trapistët me kombin dhe me çdo normën morale de etike të traditës shqiptare.

Shumë vajza dhe djem që sot janë të regjistruar edhe në lëvizjen e re olimpike për të cilën kemi shumë vite që përgatitemi, për një lëvizje me mbi 650 skuadra të regjistruar në volejboll dhe basketboll me një kalendar që për herë të parë do të ketë. ”, tha Rama ndër të tjera.

Të fundit