Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama ‘lëshon gojën” në Elbasan: Tallavasë i marrin të keqen, ata dëgjojnë atë që nxjerr zorra qorre

Rama ‘lëshon gojën” në Elbasan: Tallavasë i

Kryeministri Edi Rama ka kërcyer sërish mes qytetarëve në ritmet e muzikës së këngës së PS-së për fushatën për zgjedhjet e 14 Majit.

Ditën e sotme gjatë një takimi në Elbasan i pranishëm ishte edhe këngëtari që ka bërë këtë këngë, Petrit Vullkani i cili performoi live.

Rama nuk u përmbajt duke nisur kërcimin mes vajzave dhe grave të mbledhura në takim.

Gjatë takimit për të prezantuar kandidatin për këtë qytet, Rama ka lëshuar gojën ndaj kundërshtarve politik.

Për mua është një ditë e bukur sot që të jem këtu dhe përveç një diçka të bukur që pamë me Gledin, Damianin dhe të tjerë që po ndërtojmë diçka nuk e dija se Tit Vullkani është nga Elbasani.

Për mu ka qenë kënaqësi të dëgjoja këngën që ka qenë surprizë e bërë për mua nga miqtë për këtë moment, dhe ka qenë shumë fatkeqësi për ato që na u vunë mbrapa se po promovojmë tallavanë, ato i marrshin të keqen tallavasë.

 Thua ti që lexojnë Moxartin dhe thua se tallavja i bezdis, por që ato dëgjojnë përditë se çfarë del nga zorra qorre dhe na u bezdiskan nga tallavaja dhe fjalët e një kënge meriton nje pergjigje. Me muzikën këtu dhe me Tit Vullkanin ketu do të jemi drejt rrugës së gjelbert per 14 Maj”, ka thënë Rama.

Të fundit