Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama: Luli nuk është problemi i Reformës në Drejtësi, ai është si “Gjinua”

Rama: Luli nuk është problemi i Reformës në Drejtësi,

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se kreu i PD, Lulzim Basha nuk është problemi i Reformës në Drejtësi.

Nga Lezha, teksa nuk ka kursyer ironinë duke e cilësuar Bashën si personazhi i Gjinos, ndërsa tha se Berishës, Metës e Kryemadhit u duhet sa për të thënë se kanë një dhëndër, pasi kërkojnë për nuse Shqipërinë. 

Përse duhen votuar këta, se do sjellin drejtësinë? Mendoni që është koha që ne të kthehemi mbrapsht dhe pastaj ka qenë shumë vonë kur i kemi rënë kokës me grushte.

Gjithë këto përpjekje për ta vendosur drejtësinë në një rrugë të re dhe që tani që është momenti për t’i dhënë mbështetjen maksimale Reformës në Drejtësi, që të gjithë të jenë të barabartë para ligjit, të sjellim Ilirin, Monikën? Se Luli nuk është problemi këtu, të jemi realisht. Luli nuk është problemi.

Luli është këtu deri në datë 25 me shpresë që nusja do të merret, në momentin merret nusja, “Gjinua” kthehet në dhomën e kalamajve. Me nusen merret Saliu, Iliri dhe Monika. Që të jemi të qartë. Këta të tre mendoni ju se do ta lënë drejtësinë të bëhet sikur e doni ju, SHBA-BE? Kurrë, kurrë, asnjëherë” tha Rama.

 

Të fundit