Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama: Mandati i tretë nuk është për karrigen time, por bën të mundur ardhjen e një drejtësie të re

Rama: Mandati i tretë nuk është për karrigen time, por

Kryeministri Edi Rama në fjalimin e hapjes së fushatës elektorale deklaroi se mandati i tretë për PS do bëjë të mundur ardhjen e një drejtësie të re.

Sipas Ramës, një mandat tjetër do ta bëjë të pakthyeshme reformën në drejtësi.

Mandati i 3 i PS nuk është një qëllim në vetvete një inerci në nevojën apo në dëshirën për pushtet. Mandati i 3 i Ps nuk është për PS dhe për ata që Ps e përfaqësojnë si deputetë si ministra si kryetarë bashkish si anëtarë të këshillave bashkiak. Mandati i 3 nuk është për karrigen e askujt përfshirë edhe timen, por është që shqipëria të mos kthehet dot më kurrë mbrapa sepse ne i  bëjmë të pakthyeshme të gjitha reformat që janë rrugës.

Mandati i 3 bën të pakthyeshme reformën në drejtësi dhe bën të mundur ardhjen në jetën tonë të një drejtësie të re. E kundërta bën kthim atje ku Shqipëria nuk mund nuk duhet dhe nuk do të kthehet më. Mandati i 3 i Ps do të thotë që prona të mos jetë më një problem në mesin tonë.

Mandati i 3 i Ps do  të thotë që politika të mos mund tu bëjë më dot asgjë as mjekëve as infermierëve as atyre që janë në një vend pune falë meritës së tyre e kundërta do të thotë rikthim pas dhe varje e fatit të të gjithë profesionistëve të këtij vendi”, tha kryeministri.

 

Të fundit