Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama mban sot fjalim në sheshin Skënderbej

Rama mban sot fjalim në sheshin Skënderbej

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar se ditën e sotme në Sheshin Skënderbej do të mbahet “takimi i fitores”.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Rama ka rrëfyer se si rrallë herë nuk po i gjen dot fjalët që do të thotë për shqiptarët.

 “MIRËMËNGJES dhe duke ju rrëfyer se s’po i gjej dot fjalët për të shqiptuar sonte në 7 në Sheshin Skënderbej, ju falenderoj përgjunjësisht për besimin e patregueshëm e ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Për herë të parë në tre dekada, socialistët po shkojnë drejt një shumice të cilësuar në parlament me 82-84 mandate.

Përballë një opozite të fragmentarizuar rezultati i jep asaj mundësinë për një kontroll të gjerë mbi proceset legjislative dhe institucionale në vend. Nisur nga përvoja politike, ekspertët e shohin me shqetësim këtë përqendrim pushteti.

Një parti që zotëron një shumicë kaq të gjerë në Kuvend e ka të lehtë të anashkalojë debatet parlamentare dhe të përjashtojë opozitën nga procesi vendimmarrës duke vënë kështu në rrezik sistemin demokratik.

Paralelisht “supermaxhoranca” mund të zbehë rolin e Presidentit, mund të çojë përpara reforma të njëanshme dhe të kthejë opozitën në një “lloj dekori”.

Të fundit