Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama mbërrin në Ankara, pritet nga ministri turk i Mjedisit

Rama mbërrin në Ankara, pritet nga ministri turk i Mjedisit

Kryeministri Rama ka mbërritur pak më parë në Ankara ku është pritur nga ministri i Mjedisit, Murat Kurum dhe zyrtarë të tjerë turq.

Kreu i qeverisë përmes një postimi në Facebook, shkruan se ndodhet në Turqi me ftesë të presidentit turk Erdogan për të hapur një kapitull të ri bashkëpunimi.

“Në vizitë zyrtare me ftesë të presidentit Erdogan, për të hapur një kapitull të ri bashkëpunimi mes dy qeverive dhe nënshkruar një sërë marrëveshjesh me rëndësi në kuadrin e partneritetit tonë strategjik", shkruan Rama.

Kryeministri Rama shoqërohet në këtë vizitë nga ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi.

Të fundit