Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama mbërrin në Itali, pritet me ceremoni nga homologu Draghi

Rama mbërrin në Itali, pritet me ceremoni nga homologu Draghi

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Itali, ku është pritur me ceremoni zyrtare nga homologu Mario Draghi. Rama fluturoi drejt Romës mëngjesin e sotëm, pasi zhvilloi një konferencë për mediat.

Në këtë të fundit ai bëri me dije se me kryeministrin italian do të bisedojë për njohjen e pensioneve të shqiptarëve. Rama që tashmë ka nisur takimin me homologun e tij, u shpreh se ky është një proces i vështirë.

Kryeministri do të flasë me Draghi-n dhe për tema të tjerë që kanë lidhje me thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Të fundit