Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama mbërrin në Spanjë, ndan pamje nga takimi me Sekretarët e Shtetit

Rama mbërrin në Spanjë, ndan pamje nga takimi me Sekretarët

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga vizita e tij në Spanjë. Ai ka shkuar sot në Madrid, ndërsa bën me dije se është takuar me Sekretarët e Shtetit për Europën e për Tregtinë, Industrinë dhe Turizmin.

Në këtë takim atë e ka shoqëruar ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca. Por në Spanjë ka shkuar edhe ministrja e Arsimit Evis Kushi, pasi një tjetër qëllim i kësaj vizite do të jetë nënshkrimi i disa marrëveshjeve për bashkëpunimin në arsim.

Pas Spanjës, kryeministri Rama do të niset drejt Sllovenisë, ku më 6 Tetor organizohet samiti mes Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor për integrimin në BE.

Të fundit