Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama mbështet Veliajn: Protesta para GJKKO për arrestimin pa gjyq ishte gabim, por unë mendoj njejtë ai ata

Rama mbështet Veliajn: Protesta para GJKKO për arrestimin pa gjyq

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot në një mbledhje me punonjësit e Bashkisë Tiranë, duke folur për arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj.

Ai shprehu mbështetje për Veliajn, duke e quajtur arrestimin pa gjyq të papranueshëm, por e pranoi se protesta para GJKKO-së ishte një gabim që nuk duhet përsëritur.

Rama theksoi se kishte kërkuar këtë mbledhje për t’iu përgjigjur zhgënjimit dhe shqetësimit të shumë personave, disa prej të cilëve kishin protestuar për arrestimin e Veliajt pa një vendim gjykate.

Sipas tij, Veliaj ka pasur një ndërprerje të kontratës me qytetarët e Tiranës, por ky akt duhet kuptuar dhe nuk duhet të përsëritet një veprim i tillë.

"E kërkova këtë mbledhje sepse kam parë shumë njerëz të prekur, zhgënjeyer dhe dëshpëruar. Disa nga ju shkuat dhe protestuat te dera e GJKKO ditën që Veliaj u la në burg pa gjyq. 

E mirëkuptoj po ishte një gabim që nuk duhet përsëritur më. Secili prej jush përfaqëson një insitucion kyç dhe në asnjë mënyrë nuk duhet të shfaqet në derën e një pushteti tjetër.

Të jem i sinqertë dhe unë nuk mendoj ndryshe nga ato që ishit atje. Veliaj iu ndërpre kontrata me qytetarët e Tiranës. Është e pashpjegueshme për ato qytetarët që kanë zgjedhur kryetarin e bashkisë të rrijë në zyrë jo të mbyllet në burg pa gjyq," tha Rama.

Të fundit