Flash News


Ditari i Maxhorancës

Rama mbledh Asamblenë në 8 shtator, zgjidhet Kryesia dhe Sekretariati i PS

Rama mbledh Asamblenë në 8 shtator, zgjidhet Kryesia dhe Sekretariati

Menjëherë pas përfundimit të pushimeve verore, kryesocialisti Edi Rama mbledh Asamblenë e PS në 8 shtator në Durrës. 

 Mësohet se Asambleja do të zgjedhë Kryesinë e Partisë dhe Sekretariatin, pak kohë para nisjes së përgatitjeve për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025.

Në takim do të marrin pjesë drejtuesit e qarqeve anëtarët që janë pjesë automatikisht si pasojë e pozicionit politik në këtë forcë, si dhe anëtarët e rinj. Tema kryesore e takimit pritet të jetë organizimi dhe axhenda për zgjedhjet e ardhshme parlamentare që parashikohet të mbahen në 2025.

Sakaq, të dielën e 1 shtatorit kryeministri Rama do të mbledhë në Dajt Qeverinë, për një analizë pune, me rastin e nisjes së sesionit të ri plenar.

Të fundit