Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama mbledh drejtuesit politik të qarqeve në seli

Rama mbledh drejtuesit politik të qarqeve në seli

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një mbledhje me drejtuesit e PS-së në qarqe. Mësohet se mbledhja ka nisur rreth orës 08:30.

Kjo është mbledhja e parë për vitin 2022 që Rama zhvillon me drejtuesit politik në qarqe. Në fokus të mbledhjes ka qenë prezantimi i analizave për secilin qark.

Kujtojmë se dje kryeministri zhvilloi një bashkëbisedim me demokratët ku iu kërkoi të lënë mënjanë trazirat e opozitës, duke shmangur Berishën dhe Bashën, e t’i bashkohen Ramës për një mundësi më të mirë për Shqipërinë.

Dy ditë më parë ish-kryeministri Sali Berisha zhvilloi protestën kombëtare para selisë blu. E paralajmëruar si një protestë paqësore, kjo e fundit precipitoi në dhunë nga të dyja palët. Ishte fillimisht sekretari i partisë, Roland Bejko, që u sulmua në hyrje të selisë nga simpatizantë të Berishës.

Protestuesit qëlluan drejt selisë me gurë, varre duke shkaktuar dëme të konsiderueshme. Ata arritën të depërtojnë në brendësi të katit të parë, dhe më pas u desh ndërhyrja forcave Renea dhe FNSH-së, për të sprapsur turmën.

Të fundit