Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama mbledh grupin e ri dhe të vjetër parlamentar, mesazh për Ruçin: Keq mos t`ju vijë por askush nuk e zë dot atë vend

Rama mbledh grupin e ri dhe të vjetër parlamentar, mesazh për

Kryeministri dhe kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka mbledhur grupin e vjetër dhe të ri parlamentar. Rama e nisi fjalimin me një falenderim nga më "i madhi" deri tek deputetja më e re.

Ai falenderoiGramoz Ruçin dukle thënë që "është vetçliruar nga çdo funksion" dhe po ashtu shtoi se vendin e tij nuk e zëvendëson dot askush.

"Këtu jam me anëtarët e mandatin të dytë dhe ato të mandatit të tretë, që sapo fillon. Por, ne këtu jemi e do të jemi një skuadër, që nga Gramozi, i cili do vijojë të jetë në krahun tim të djathtë, pavarësisht se tanimë i vetçliruar nga çdo funksion. Askujt të mos i vijë keq, por askush nuk e zë dot atë vend,"- tha Rama duke iu referuar Ruçit.

"Shumë prej jush ishin e do të jenë sërish në Kuvend, të tjerë janë e nuk do të jenë në qeveri, por ne jemi një skuadër dhe ndryshimet e roleve herë pas here janë vetëm funksion i skuadrës, e cila do ja dalë të realizojë vizionin e PS për Shqipërinë,"- vazhdoi ai më tej.

Të fundit