Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama mbledh grupin/ Socialistët pritet të dalin me qëndrim ndaj Ornaldo Rakipit, çështja tjetër që do të jetë në tryezë

Rama mbledh grupin/ Socialistët pritet të dalin me qëndrim ndaj

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë javën që vjen, ditën e martë, grupin socialist. Në media po qarkullojnë lajme se socialistët do të dalin me një qëndrim ndaj deputetit Ornaldo Rakipi.

Kujtojmë që babai i tij, Aqif Rakipi u shpall “non grata” nga Shtetet e Bashkuara.

Nga sanksionet preket e gjithë familja Rakipi. Ish-deputeti socialist Aqif Rakipi u shpreh “non grata” ishte goditje nga Lulzim Basha. Edhe sot në Kuvend, djali i tij, Ornaldo Rakipi ka qëndruar i distancuar nga kolegët deputetë.

Po ashtu në mbledhjen e grupit do të propozohen edhe emrat për Presidentin e ri. Deri më tani janë artikuluar disa zëra, por ende nuk ka asgjë konkrete.

Zyratarizimi i emrit të Presidentit do të bëhet para datës 24 maj. Ndërsa mandate i Ilir Metës përfundon më 24 korrik.

 

Të fundit