Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama mbledh kryebashkiakët: Vendosini gishtin kokës, s'do të bëhem zyrë avokatie e të pandehurve; përjashton Fatos Tushen nga PS

Rama mbledh kryebashkiakët: Vendosini gishtin kokës, s'do të

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur mesditën e kësaj të premteje në Kryeministri bashkiakët, pas arrestimit nga SPAK të kryetarit të Bashkisë së Lushnjës, Fatos Tushe nën akuzën për veprën penale të “Shpërdorimit të Detyrës” kryer në bashkëpunim.

Rama bëri me dije se pas shkarkimit nga detyra, Fatos Tushen e përjashtoi dhe nga Partia Socialiste, masë që do të rrijë në fuqi deri në fund të procesit gjyqësor dhe do të rishikohet nëse ai do të shpallet i pafajshëm.

Kryeministri paralajmëroi kryebashkiakët se kush fut duart në xhepat e kryebashkiakëve do të jetë i vetëm para drejtësisë, pasi PS nuk do të bëhet zyrë avokatie e të pandehurve dhe të akuzuarve nga drejtësia, por do t’i shërbejë Shqipërisë dhe popullit shqiptar. Ai iu kërkoi krerëve të bashkive t’i vënë gishtin kokës dhe të kuptojnë se mandati i tretë kërkon përkushtim të trefishtë.

Rama njoftoi se sapo ka hyrë në fuqi paketa e re ligjore në fushën e prokurimet publike dhe sipas tij, përmirëson ndjeshëm kuadrin rregullator.

“Ju kam thirrur për një shkak dhe për 2 arsye themelore në lidhje me punën tuaj. Shkaku që e afroi në kohë këtë takim është arrestimi i kreut të Bashkisë Lushnje dhe disa bashkëpunëtorëve të tij, i akuzuar nga SPAK për korrupsion.

Ky është rasti për t’iu përsëritur juve dhe gjithë të tjerëve, që kanë marrë apo do të marrin besimin e shumicës sonë të mandatuar për të tretën herë rresht nga populli si forcë qeverisëse, se PS nuk është zyrë avokatie e të pandehurve dhe të akuzuarve nga drejtësia, por është fuqia e votuar nga populli për t’i shërbyer Shqipërisë dhe qytetarëve, jo të pandehurve, as të akuzuarve në radhët e veta. Korrupsioni, ryshfeti, bakshishi nuk kanë ngjyrë politike, janë e zeza, errësira, llumi me të cilin ne duhet dhe do të përballemi, për të ndërtuar shtetin e të drejtës, të refuzojmë çdo lloj mbrojtjeje dhe të udhëheqim popullin drejt majës, ku duhet ta ngjisim dhe do ta ngjisim Shqipërinë.

Kryetari i bashkisë së Lushnjës do të shkarkohet nga detyra dhe do të përjashtohet nga PS, masa që do të vijojnë deri në fund të procesit të tij ligjor. Kush luan me taksat, kush fut duart në xhepat e shqiptarëve, është thjesht i vetëm me avokatin e vet personal përballë drejtësisë.

Të gjithë pa përjashtim, troç, ti vini mirë gishtin kokës, të kuptoni në mish e në shpirt se mandati i tretë kërkon një përkushtim të trefishtë ndaj popullit, seriozitet të trefishtë dhe ndërgjegjësim të trefishtë për nivelin e performancës së bashkive, agjencive e drejtorive. Në mbrojtjen e territorit nga ndërtimet pa leje dhe korrupsionit në polici që e shoqëron si hije atë veprimtari kriminale si dhe luftën kundër ryshfetit të policëve në rrugë. Por, kjo nuk është aspak e vërtetë, as unë nuk jam kujtuar vonë, as gjërat nuk janë njësoj siç ishin kur nisi ngritja e pol së shtetit nga gërmadhat.

Po të shohim majën ku duam të ngjitemi është absolutisht i pamjaftueshëm. Duke e mbyllur këtë parantezë, po kthehem tek arsyeja e parë, prokurimet publike. Kërkoj vëmendjen tuaj të plotë në këtë aspekt dhe uroj në reagimi ne tuaj të menjëhershëm dhe të pandërprerë deri në fund të mandatit për të garantuar, cilësi, transparencë. Nuk po i hyj fakteve e shifrave se sa është përmirësuar sistemit të prokurimeve publike, por duke qenë se pakënaqësia është një konstante e punës së përditshme me veten, me ju, me qeverinë, me të gjitha institucionet dhe për prokurimet publike kam kërkuar përmirësim.

Sapo ka hyrë në fuqi paketa e re ligjore në fushën e prokurimet publike. Përmirëson ndjeshëm kuadrin rregullator. Paketa e re synon të rrisë integritetin dhe përgjegjshmërinë e të gjitha palëve të përfshira në këtë proces, qoftë autoriteteve kontraktore, qoftë operatorë ekonomikë. Ju ftoj të merrni sa më shpejt në laps ta studioni këtë paketë dhe të kërkoni nga strukturat tuaja për prokurimin të bëjnë të njëjtën gjë.”, deklaroi Rama.

Të fundit