Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama mbledh Kryesinë nesër, “vulos” ekipin me të cilin do të garojë më 11 maj

Rama mbledh Kryesinë nesër, “vulos” ekipin me të

Kryesia e Partisë Socialiste do të mblidhet ditën e nesërme , ku do të  “vuloset” edhe ekipi me të cilin do të përfaqësohet në zgjedhjet e 11 majit.

Ora 24:00 e ditës së nesërme është dhe afati i fundit, ku Protokolli i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve do të presë listat e kandidatëve të partive për Parlamentaret.

Kreu i qeverisë Edi Rama ka zhvilluar takime me kabinetin dhe drejtuesit politikë, ku është diskutuar edhe lista paraprake e përgatitur nga këta të fundit.

Nuk është e qartë nëse kryeministri Edi Rama do të jetë pjesë e garës, pasi në mbledhjen e grupit të zhvilluar ditën e djeshme ai la të hapur mundësinë që edhe mund të mos jetë pjesë e listave.

Sipas Ramës, listat do të jenë një ndërthurje e eksperiencës të të “vjetërve’ dhe energjisë të të rinjtë që do të çoje në krijimin e një ekipi fitues për PS më 11 maj.

Të fundit