Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama mbledh sërish grupin socialist, fokusi i diskutimeve

Rama mbledh sërish grupin socialist, fokusi i diskutimeve

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sërish grupin socialist. Mbledhja zgjati rreth një orë dhe u zhvillua në ambientet e Kryesisë së Kuvendit.

Kjo është mbledhja e dytë me deputetët brenda pak ditësh. Në fokus të diskutimeve ishin punimet e Kongresit që do të mbahet më 9 prill, debatet që pritet të zhvillohen të enjten në Kuvend dhe vëzhgimet në terren të çmimeve.

Kujtojmë që kryeministri iu kërkoi deputetëve që të dilnin në terren dhe të verifikonin, nëse bizneset abuzonin me çmimet.

Kërkesa e Ramës erdhi në një moment kur vendi po përballet me krizë ekonomike. Kryeministri e ka bërë edhe vetë rolin e “inspektorit”, duke parë situatën në disa biznese në vend.

Sa i përket lajmit për ndryshime në qeveri, të cilat qarkulluan në media një ditë më parë, nuk dihet nëse është kjo çështje është diskutuar mbledhjen e sotme. Duket se kjo çështje do të lihet për në Kongresin e 9 prillit.

Të fundit