Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama mbledh sot Kryesinë e PS, pritet përcaktimi i kandidaturave për zgjedhjet lokale

Rama mbledh sot Kryesinë e PS, pritet përcaktimi i kandidaturave

Partia Socialiste do të mbledhë Kryesinë sot në orën 18:00. Në fokus të takimit do të jenë zgjedhjet lokale.

Kryesocialisti Edi Rama dhe Kryesia do të diskutojnë dhe përcaktojnë në parim kandidaturat për kryetarë bashkie.

I vetmi emër thuajse i konfirmuar Erion Veliaj për Tiranën. Vetë Rama është shprehur se kjo gjë do të vendoset me të gjithë socialistët së bashku, por nuk ka më dyshime.

Mbetet për t’u parë nëse do të ketë prurje të reja për bashkitë e tjera. Zgjedhjet lokale pritet të mbahen midis muajit prill dhe maj, por data nuk është caktuar ende.

Nga ana tjetër, kampi blu ka deklaruar s kandidatët do të zgjidhen përmes primareve, ndërkohë që mbetet për tu parë se si do të vijojë bashkëpunimi me partitë e tjera opozitare.

 

Të fundit