Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama mbledh sot Kryesinë/ Zyrtarizimi i kandidatëve për zgjedhjet e 6 marsit, emrat e mundshëm

Rama mbledh sot Kryesinë/ Zyrtarizimi i kandidatëve për zgjedhjet

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë sot në orën 17.30 Kryesinë e Partisë Socialiste. Fokusi i kësaj mbledhje janë zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit.

Në takimin e sotëm pritet zyrtarizimi i kandidatëve që do të garojnë në zgjedhje. Emrat e mundshëm me të cilët PS do të shkojë në këto zgjedhje janë Emirjana Sako për Durrësin, Eriselda Sefa në Lushnjë dhe Edison Molla për Rrogozhinën.

Të tre kandidatët e mundshëm aktualisht ushtrojnë detyrën e kryebashkiakëve të komanduar. Ndërkohë mbetet për t’u parë se cili do të jetë kandidati për Dibrën.

Ndërsa në bastionin e demokratëve, Rama pritet të garojë me Majlinda Angoni, e cila aktuakisht është perfekte e qarkut Shkodër. Ndërkohë në Vorë qarkullojnë lajmet se PS do të kandidojë me ish-prefektin e qarkut të Tiranës, Mersin Murataj.

 

 

Të fundit