Flash News

Ditari i Maxhorancës

"Askush mos të mungojë", Rama mbledhje të jashtëzakonshme me ministrat dhe deputetët javën e ardhshme

"Askush mos të mungojë", Rama mbledhje të

Kryeministri Edi Rama ka planifikuar zhvillimin e një mbledhje të jashtëzakonshme me grupin parlamentar dhe ministrat javës që vjen.

Sipas Top Channel, mbledhja do te mbahet pas pushimit të Pashkëve të martën paradite, ku Rama ka kërkuar të mos mungojë asnjë deputet.

Nuk dihet se cili do të jetë mesazhi i Ramës, por mendohet se lidhet me çështjet e aktualitetit dhe axhendën e maxhorancës në kushtet kur tema e korrupsionit ka marrë vëmendje të veçante edhe për shkak të disa goditjeve të SPAK-ut, qofte ndaj opozitës, po qoftë edhe ndaj disa zyrtareve të lartë në institucionet qendrore apo në Bashkinë e Tiranës.

Të fundit