Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama mbron aferën e inceneratorëve: 450 milionë eurot janë një përrallë

Rama mbron aferën e inceneratorëve: 450 milionë eurot janë

Kryeministri Edi Rama ka mohuar aferën e inceneratorëve. Në një takim në Fier dje, Rama deklaroi se një aferë e tillë nuk ekziston dhe se 450 milionë euro për të cilat akuzohet qeveria e tij, nuk janë asgjë veçse një përrallë.

Ai u shpreh me krenari se falë impianteve, sot qyteti i Fierit nuk ka ndotje mjedisore nga mbeturinat.

"Si mund ta pranojmë ne që një vepër kaq e rëndësishme, kaq domethënëse dhe kaq reale e prekshme në jetën e banorëve të Fierit, për mushkëritë e fëmijëve dhe të moshuarve dhe të të gjithëve atyre që jetojnë në Fier siç është impianti i trajtimit të mbetjeve. Ky impiant na ka dhënë mundësinë ta fshijmë komplet atë kodrën e turpit të plehrave që rrinte aty dhe qelbte gjithë ajrin e Fierit prej 30 vitesh të kriminalizohet për shkak se në procesin e ndërtimit të këtyre impianteve ka patur veprimtari korruptive, si mund të flitet për 450 milionë euro që qenkan vjedhur. Si janë vjedhur? Si mund të vidhen paratë të cilat nuk janë derdhur. Nuk ekziston 450 milionë euro është një përrallë", tha Rama.

Kujtojmë se për aferën e inceneratorëve, sot ndodhet pas hekurave ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka. Ndërsa ish-deputeti socialist Alqi Bllako u la i lirë, pas akuzave për korrupsion dhe shpërdorim detyre.  

Të fundit