Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama mbron “Ballkanin e Hapur” në Beograd: Projekt paqeje që mos vuajmë nga hijet e së shkuarës

Rama mbron “Ballkanin e Hapur” në Beograd: Projekt paqeje

Në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur”, sot në Beograd u mbajt Panairi i Verërave. Kryeministri Edi Rama sërish mbrojti fuqishën nismën e shumë kritikuar.

Sipas tij, “Ballkani i Hapur” siguron bashkëjetësë në paqe, por kujtojmë se Serbia, pjesë e nismës, pak kohë më parë provokoi tensione në veri të Kosovës, edhe pse i ka bërë ftesë për t’u përfshirë.

Referuar Ballkanit Perëndimor, Rama tha se kjo lagje e vogël në mes të Evropës nuk duhet të vuajë më nga hijet e së shkuarës.

“Zgjedhja jonë është si të qendrojmë këtu në këtë vend duke qenë bashkë në të njëjtën lagje të Evropës duke u përpjekur ta bëjmë më të jetueshme, paqësore për gjithë njerëzit tanë, apo duke hedhur gurë mbi tjegullat e njëri tjetrit e duke i vënë flakën njëri tjetrit si kemi bërë në shumë vite e shekuj.

Ballkani i Hapur është shumë më tepër se sa ekonomi e tregti, e shumë më tepër se sa politikë po e po, është një projekt paqeje dhe bashkëjetese në paqe, një projekt i bashkimit në paqe të një vizioni të përbashkët për të ardhmen, që kjo lagje e vogël në mes të Evropës mos vuajë më nga hijet e së shkuarës, por të bëhet vendi i të ardhmes për gjithë rininë tone”, tha Rama.

 

Të fundit