Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama me fëmijët e shpëtuar nga kampi Al-Hol: Kemi qenë më zemër të ngrirë, presim sinjalin e fundit për të marrë të tjerët

Rama me fëmijët e shpëtuar nga kampi Al-Hol: Kemi qenë

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Liban, ku ka pritur fëmijët që u nxorën nga kampi i Al-Hol. Rama e cilësoi një operacion të komplikuar, ndërsa bëri me dije se është ngritur rrjeti i nevojshëm për t’i trajtuar më kujdes.

"E rëndësishme se ky operacion i hap rrugën fazës tjetër. Tani presim sinjalin e fundit për të marrë dhe të tjerët. Kemi një strukturë që është e organizuar nën masa sigurie, psikologë, mjekë për të bërë analizat, do shohim si do zhvillohen gjërat", deklaroi Rama.

Ky i fundit foli edhe për fazën e dytë të riatdhesimit nga kampi Al-Hol.

"Pjesa më e vështirë është ajo për të nxjerrë pengjet, po ashtu është që nuk mund të flasësh, informosh, sepse konfidencialiteti është baza në këtë proces. Nuk është një ndërveprim me një faktor por me shumë. Më vjen mirë të them se ne nuk kemi qenë në gjumë, tani unë nuk mund të flasë për më shumë. Edhe për këta fëmijë deri në momentin e fundit kemi qenë më zemër të ngrirë, ka pasur dy-tre momente te vështira në këtë operacion", tha Rama.

Të fundit