Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama me fermerët: Investimet publike dhe private kanë stopuar, lufta 3-fishoi çmimin e hekurit

Rama me fermerët: Investimet publike dhe private kanë stopuar, lufta

Kryeministri Edi Rama është shprehur se pjesa më e madhe e investimeve publike në private në ndërtim sot kanë ndaluar.

Gjatë një takimi me fermerët nga Katundi i Ri në Durrës, Rama thotë se shkak është bërë  trefishimi në treg i çmimit të hekurit për shkak të luftës në Ukrainë.

“Sot, në Shqipëri kanë ndaluar pjesa më e madhe e investimeve publike dhe private: Sepse hekuri ka shkuar trefish.

Pse ka ndodhur kjo? Sepse kontratat tona janë me çmimin e hekurit tre herë më pak. Hekuri është themelor në ndërtim. Dhe tani që të vazhdojnë ata, na thonë që s’mund të zbatojnë kontratën ndërkohë që është trefishuar çmimi për shkak të luftës.

Çfarë duhet të bëjmë ne? Të shtojmë financat apo të themi stop deri sa të mbarojë kjo situatë. Ka shumë që thonë të ndalojmë investimet, por kjo çon shumë njerëz pa punë në shtëpi dhe humbje nga taksat”, u shpreh Rama.

 

Të fundit