Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama me kandidatët e Tiranës: Zgjedhja e Luljetës dhe Najadës jo e rastësishme, dy sfidat që 'thyen në mes' mandatin tonë të dytë

Rama me kandidatët e Tiranës: Zgjedhja e Luljetës dhe

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me kandidatët për deputetë në qarkun e Tiranës.

Sipas Ramës, dy sfidat e fundit me të cilat u përball vendi, si tërmeti dhe pandemia, vuri në sprovë qeverinë shqiptare.

Rama: Zgjedhja e Luljetës dhe Najadës nuk janë zgjedhje të rastësishme në një kohë kur jemi detyruar të përballemi me dy sfida të jashtëzakonshme që e kanë thyer në mes mandatin tonë, si tërmeti dhe pandemia.

Rama: Zgjedhja e Luljetës dhe Najadës nuk janë zgjedhje të rastësishme në një kohë kur jemi detyruar të përballemi me dy sfida të jashtëzakonshme që e kanë thyer në mes mandatin tonë, si tërmeti dhe pandemia.

Sfida e rindërtimit na sprovoi deri në fund si shoqëri. Kemi bërë shumë në të gjitha drejtimet, sidomos në atë të shëndetësisë. Ajo që mbetet për t'u bërë në mënyrë që shëndetësia jonë të shkojë në një nivel tjetër, nuk është pak. Pyetja vjen natyrshëm: Çfarë do të kishim bërë, si do ta kishim përballuar si shoqëri, goditjen nga virusi, nëse nuk do të kishim bërë të gjithë atë punë që kemi bërë, se çfarë përkujdesje do të kishte sistemi ynë të përballej, duke u qëndruar përballë njerëzve, në sallat e reanimacioneve, nëse virusi do të kishte zbritur në këtë vend, disa vite më parë, në vendin tonë, ku spitalet ishin në një gjendje të mjerueshme.

Prania e Luljetës dhe e Najadës është nga njëra anë adresimi i nevojës së kategorive të profesionistëve, që kanë pasur një rol të jashtëzakonshëm në këto muaj, nëse nisemi që nga tërmeti. Është edhe shprehja e vullnetit tonë, për të çuar deri në fund atë që nisëm. Për të sistemuar të gjitha familjet që kanë nevojë për një shtëpi të re. Mendoj që ne kemi të gjitha arsyet që ne të ndihmi krenarë për atë që kemi bërë, për atë që vjen. Ne jemi e vetmja forcë që kemi idenë se si mund të arrijmë aty ku duhet dhe që njëkohësisht kemi eksperiencën dhe aftësinë për të arritur aty ku duhet. Përtej këtyre dy sfidave, në të gjitha drejtimet e tjera, ne jemi në gjendje të themi me plot gojën se çfarë është bërë, është përsëri një provë se ne e dimë ku duam të shkojmë dhe do të shkojmë aty ku duam, për ta bërë Shqipërinë të ardhmen e fëmijëve tanë".

 

Të fundit