Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama: Më shumë universitete italiane në Shqipëri që studentët mos të largohen. Ç’bisedova me Mitsotakis për zjarret

Rama: Më shumë universitete italiane në Shqipëri që

Kryeministri Edi Rama ka theksuar më shumë bashkëpunim mes Shqipërisë dhe Italisë për rritjen e prezencës së universiteteve italiane në vendin tonë.

Gjatë vizitës së tij në Puglia Rama tha se kjo u jep më shumë mundësi studentëve pa u dashur të largohen nga Shqipëria.

Falë kryetarit të bashkisë por edhe guvernatorit të cilët na hodhën në tryezë mundësinë dhe dispobiniliteti e rektorëve të këtij rajoni, folëm për një potencial të rëndësishëm për një bashkëpunim më të afërt mes universiteteve dhe mundësisë për të pasur më shumë prezencë të universiteteve publike italiane tek ne.

U japim mundësi studentëve pa u dashur të largohen nga Shqipëria. Do të arrijmë të konkretizojmë disa projekte”, u shpreh Rama.

Kryeministri u ndal edhe te situata e zjarreve në rajon. Rama tha se disa ditë më parë ka diskutuar me kryeministrin grek që të krijohet një qendër e përbashkët për të përballuar situatën nga zjarret.

Fola me kryeministrin e Greqisë për shtimin e diçkaje tjetër për vendet tona, mënyrën e përballimit të verës me vatrat e zjarrit që kemi patur. Zjarre që e bëjnë të pamundur ti përballojmë me kapacitete që janë parashikuar në një situatë klimatike të ndryshme. Lidhur me këtë mund të mendojmë dicka për instancat evropiane.

Në hartën e zjarreve duket qartë që kjo pjesë e Evropës është më e rrezikuar, por njëherësh kjo pjesë e Evropës përfaqëson një pjesë të rëndësishme nga pikëpamja e diversitetit natyror dhe kulturore”, u shpreh Rama.  

Të fundit