Flash News

Ditari i Maxhorancës

“Rama më tha ‘në të s’ëmës’”, Ahmetaj: Jam kërcënuar tre herë, më telefonuan nga burgu

“Rama më tha ‘në të

Ish zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka denoncuar publikisht se para largimit të tij nga Shqipëria është kërcënuar tre herë.

Duke folur në Syri tv, ndonëse është në kërkim nga SPAK, ish deputeti tha se mes kërcënimeve ka qenë një telefonatë nga burgu, madje në një rast është përfshirë edhe familja e tij.

Jam kërcënuar tre herë nga njerëz të panjohur, një herë në tel nga burgu, dy herë drejtpërsëdrejti.

Kërcënimi kaloi edhe te gruaja që mbante fëmijën te liqeni kur kisha shtëpinë me qira. Kanë qenë kërcënime të frymëzuara politikisht. Të thojë kryeministri të vejë në të sëmës, kush dhe për cfarë do më kërcënojnë mua”, tha Ahmetaj.

 Çfarë di Arben Ahmetaj dhe pse Edi Rama ka frikë nga ato që di Arben Ahmetaj.

"Po kthehem tek inceneratori i Tiranës. Në atë intervistë kam thënë, ndiq paratë. Sot unë kam një besim shumë të palëkundur se, në raport me inceneratorin e Tiranës, Mërtiri është viktimë", tha Ahmetaj. 

Të fundit