Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama merr rolin e 'inspektorit' në markete: Ka një frymë antikapitaliste, dalin e thonë ‘hiqni taksën’

Rama merr rolin e 'inspektorit' në markete: Ka një

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministrja e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj, ka zhvilluar një inspektim në disa markete dhe furra buke në Tiranë.

Gjatë inspektimit Rama kërkoi nga bizneset të mos shfrytëzojnë periudhën e vështirë me të cilën vendi po përballet, për të abuzuar me rritjen e çmimeve. Kryeministri tha se çmimi i naftës është rritur sërish, por qeveria nuk do të vendosë taksë për biznesin e vogël.

Sa i përket protestës kundër rritjes së çmimeve, Rama e konsideroi një frymë negative antikapitaliste.

“Kjo është fazë vështirësie për të gjithë. Pavarësisht se tendenca e gabuar është se i hidhet faji prodhuesve, tregtarëve. Jemi me atë frymën negative, antikpaitaliste në këto momente. Nga ana tjetër duhen mirëkuptuar dhe njerëzit, që kanë gjithë këtë stres. Ajo që duhet të bëjmë është që mos të lejojmë abuzimet. Çmimet duhet të jenë të tilla që dhe ju mos të futeni në vështirësi, por të nxirrni një minimum fitimi. Por jo për të shfrytëzuar rastin siç është në kohën normale. Ndaj kemi bërë këto borde për ushtrimet dhe karburantet. Ja prapë është rritur karburanti në bursë. Duhet të jemi solidarë dhe mos të përfitojmë në kurriz të njerëzve, që këto i kanë bazë. Ju jeni biznes i vogël, s’keni taksa. Ne nuk duam të rrisim ngarkesë. Na dalin dhe na thonë ‘hiqni taksën e naftës’. Por ju te energjia paguani njësoj. Nëse biem faturën reale, i bie që ajo goca të largohej nga puna (për punonjësen e furrës). Është minimumi një rrogë. Dhe i bie që për 95 mijë biznese të vogla, minimumi një njeri prej tyre të ikë nga puna. Dhe këtë se bëjmë. Ndajmë kemi marrë përsipër që mos t’ju rrisim taksat. Njerëzit duhet të marrin as më shumë e as më pak. Ju jeni model”, tha Rama.

Të fundit