Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama mesazh Kosovës pas takimit me Blinken: Mos bëni asnjë hap të pakoordinuar me aleatët, kështu nuk fitohet e ardhmja

Rama mesazh Kosovës pas takimit me Blinken: Mos bëni asnjë hap

Tensionet Kosovë-Serbi kanë qenë pjesë e diskutimeve mes kryeministrit Edi Rama dhe sekretarit amerikan të shtetit, Antony Blinken sot në Tiranë.

Në një konferencë të përbashkët për mediat, Rama i ka përcjell një mesazh Kosovës pas takimit kokë më kokë me Blinken, duke nënkuptuar paralajmërimet e SHBA-së në lidhje me vendimin e Kosovës për dinarin serb.

Sipas Ramës, Prishtina nuk duhet të bëjë asnjë hap të pakoordinuar me aleatët strategjikë sepse është në interesin e tyre dhe aleancës tonë.

Pas bisedës me Blinken i drejtohem Prishtinës, të mos bëjnë asnjë hap të pakoordinuar me aleatët tanë strategjikë sepse është në interesin e tyre dhe aleancës tonë.

Nga veprimet e pakonsultuara mbase mund të fitohen ca vota sot për sot duke e kthyer politikën e jahtme në instrument të politikës brendshme por nuk fitohet e ardhmja”, u shpreh Rama ndër të tjera.

 

Të fundit