Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama mesazh për Ditën e Paqes: Shqipëria do të japë kontribut në misionet paqeruajtëse në të gjithë globin

Rama mesazh për Ditën e Paqes: Shqipëria do të japë

Kryeministri Edi Rama ka përcjellë në rrjetet sociale një mesazh në Ditën Ndërkombëtare të Paqes.

Ai thotë se si një vend anëtar i NATO-s, Shqipëria do të vazhdojë të japë kontributin e saj në misione paqeruajtëse në të gjithë globin, në rritjen e bashkëpunimit, sigurisë e tolerancës.

Sipas Ramës, kjo ditë shërben për të kujtuar ka më shumë gjëra që i bashkojnë njerëzit sesa ato që i ndajnë.

Kryeministri e ka përcjellë këtë mesazh, teksa ndodhet në SHBA për një samit të OKB-së, ku do të diskutohet për çështje me rëndësi globale si pandemia, ndryshimet klimatike, situata në Afganistan dhe konfliktet në botë.

Rama mesazh për Ditën e Paqes: Shqipëria do të japë

 

Të fundit