Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama-Metës: Ke kohë që s’je më President, punon në favor të ndërmarrjes LSI

Rama-Metës: Ke kohë që s’je më President, punon

Nga qyteti i Vlorës, ku edhe nisi procesi i vaksinimit, kryeministri Rama ka komentuar deklaratat e presidentit Meta mbi situatën epidemiologjike në vend.

Rama u shpreh se prej kohësh Meta nuk është duke ushtruar më detyrën e tij si President, teksa thekson se pak para nisjes së fshatës, është duke punuar për "ndërmarrjen" LSI.

 “Presidenti ka kohë që nuk ëshë më President. Është thjesht shpërdorues i funksionit të Presidentit në favor të ndërmarrjes që administrohet formalisht nga e shoqja, dhe e mirëkuptoj.

Vjen në Vlorë natën, shkon lartë e poshtë natën, shfaqet në makinë pa protokollin përkatës, takon njerëz, dhe i duket Shqipëria e zbrazët, për shkak se shumë pak njerëz besojnë tek LSI dhe natyrshëm që e gjitha i duket një katastrofë, sepse me të gjitha gjasat, zgjedhjet do të jenë një katastrofë për LSI”, tha Rama.

Të fundit