Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama mungon në mbledhjen e Asamblesë së PS, udhëton drejt Turqisë

Rama mungon në mbledhjen e Asamblesë së PS, udhëton drejt
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama nuk do të marrë pjesë në mbledhjen e Asamblesë së PS, që do të zhvillohet pasditen e sotme në orën 17:30.

Mungesa e tij vjen për shkak se do të largohet jashtë vendit. Rama do të shkojë për një vizitë zyrtare në Turqi, por arsyet e saj ende nuk dihen. Mbledhjen e Asamblesë do ta drejtojë sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla.

Në mbledhjen e sotme përveç datës së kongresit më 12 qershor, Asambleja do të miratojë disa vendime që kanë të bëjnë me organizimin e brendshëm të Partisë Socialiste.

Sekretariati i PS do të japë një informacion mbi gjendjen dhe veprimtarinë e strukturave organizative vendore të Partisë. Gjithashtu do të bëhet edhe një analizë për rezultatin zgjedhor në strukturat vendore të partisë.

Të fundit