Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama ndjek zakonin, pa këpucë në banesën e re: Ahmetaj ka marrë çorapet e mia

Rama ndjek zakonin, pa këpucë në banesën e re: Ahmetaj ka
Në foto: Rama edhe Ahmetaj gjatë inspektimit të një banese të rindërtuar

Kryeministri Rama dhe ministri për Rindërtim, Arben Ahmetaj, kanë vijuar inspektimet në Gjepalaj në Shijak, në banesat e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Teksa pa nga afër shtëpitë e reja, kryeministri u ndal edhe në shtëpinë e re të një familjari. Sipas zakonit shqiptar, kur hyn në një banesë duhet t’i heqësh këpucët. I gjendur në një situatë të tillë, Rama ka shkëmbyer disa batuta me të zotin e shtëpisë dhe ministrin Ahmetaj referuar çorapeve të tij.

Rama: Unë s’po i heq këpucët Osman, do të më falësh.

Osmani: Mirë është me i heq

Rama: Epo nuk po ta prish. Ahmetaj ka marrë çorapet e mia.

Të fundit